Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për investime në efiçiencën e energjisë në 13 objekte shkollore në Viti, Podujevë, Lipjan dhe Shtime.
Sipas Kurtit, për këto projekte janë ndarë rreth 3.8 milionë euro. Ai përmendi edhe investimin prej rreth 118 mijë eurosh në shkollën “28 Nëntori” në Viti, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe uljen e shpenzimeve për energji.
Kurti tha se më herët janë rinovuar edhe 125 objekte të tjera shkollore në 21 komuna të Kosovës./EO/




