Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, veçanërisht pas refuzimit të kandidatit të propozuar për President të Kosovës.
Abdixhiku e vlerësoi situatën si të pafavorshme për stabilitetin politik dhe funksionimin e institucioneve, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së partnerëve strategjikë.
Në takim u vlerësuan edhe marrëdhëniet Kosovë-Gjermani dhe bashkëpunimi në proceset demokratike dhe integrimin evropian të Kosovës.




