Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok.
Sipas njoftimit zyrtar, R.K. dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” dhe është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.




