Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping.
Kurti e falënderoi Scharpingun për rolin e tij në mbështetjen e Kosovës dhe në koordinimin e veprimeve të Gjermanisë me NATO-n gjatë luftës së vitit 1999.
Ai vlerësoi veçanërisht qëndrimet e Scharpingut kundër krimeve të forcave serbe dhe në mbështetje të ndërhyrjes së NATO-s.




