Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, detyra e ushtruesit të presidentit do t’i kalojë atij ose asaj, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Aktualisht këtë funksion e ushtron Albulena Haxhiu, e cila mund ta mbajë postin deri më 4 tetor, kur përfundon afati gjashtëmujor i përcaktuar me Kushtetutë.
Nga Presidenca kanë deklaruar se Kosova nuk mund të mbetet pa ushtrues detyre të presidentit dhe kanë lënë të hapur mundësinë e një kërkese për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, nëse deri atëherë nuk zgjidhet presidenti i ri.
Ndërkohë, Kuvendi ende nuk është konstituuar, ndërsa partitë politike po vazhdojnë përpjekjet për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Kushtetutës, në dy rundet e para kandidati duhet të marrë 80 vota, ndërsa në rundin e tretë kërkohen 61 vota, me të paktën 80 deputetë të pranishëm./EO/




