Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj kritikave të deputetes Janina Ymeri ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Guri tha se Abdixhiku i kishte dhënë Ymerit mbështetje politike, duke e renditur në pjesën e sipërme të listës zgjedhore.
Ai rikujtoi se vetë kishte kërkuar të ishte në 20-shen e parë të listës, por sipas tij, Abdixhiku kishte refuzuar me arsyetimin se Ymeri po kërkonte të ishte pjesë e saj.
Duke iu referuar akuzave të Ymerit për “mafi energjetike”, Guri tha se kritikat politike janë të pranueshme, por faktet dhe qëndrimet e mëparshme nuk duhet të harrohen.




