Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në nisjen e “Hardh Fest 2026” në Rahovec, duke vlerësuar traditën dhe kontributin e fermerëve në zhvillimin e vreshtarisë dhe promovimin e verës së Kosovës.
Ai tha se aktivitetet si Karnavali i Vreshtarëve dhe vjelja e rrushit dëshmojnë rëndësinë e Rahovecit për sektorin e bujqësisë.
Haradinaj prezantoi edhe disa nga propozimet e AAK-së për zhvillimin ekonomik, përfshirë rritjen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla dhe të mesme, lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë dhe pagesën në kohë të subvencioneve për bujqit.




