Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës së Kosovës, me rastin e 27-vjetorit të themelimit të saj.
Gjatë vizitës, ata vlerësuan punën e Doganës dhe shprehën mbështetjen e Qeverisë për reformat dhe projektet e modernizimit.
Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, prezantoi rezultatet e arritura gjatë vitit, duke veçuar shtetëzimin e terminaleve dhe zbatimin e deklarimit para arritjes së mallrave. Sipas tij, këto masa kanë ulur kohën e zhdoganimit me rreth 70% dhe kanë kursyer mbi 20 milionë euro në vit për ekonominë.
Sipas të dhënave të Doganës, gjatë periudhës 2021–2025 janë arkëtuar 8.38 miliardë euro të hyra, ndërsa deri në gusht të vitit 2026 janë konfiskuar mallra në vlerë prej 21.28 milionë eurosh.
Në fokus të reformave janë edhe digjitalizimi i proceseve doganore dhe ndërtimi i bazës teknike për Dritaren e Vetme Kombëtare, përmes një projekti prej 17.25 milionë eurosh me Bankën Botërore.




