Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur sot anëtarët e korit “Siparantum”, pas suksesit të tyre në Kuala Lumpur.
Kori kosovar fitoi dy medalje të arta dhe një çmim special në garën ku morën pjesë mbi 200 kore nga vende të ndryshme të botës.
Haxhiu përgëzoi anëtarët e korit, veçanërisht dirigjentin dhe kompozitorin Memli Kelmendi, për kontributin në promovimin e muzikës dhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Ajo u uroi atyre suksese të reja në përfaqësimin dhe promovimin e Kosovës.




