Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur mbështetjen për Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.
Jahjaga priti përfaqësuesit e platformës “Liria Ka Emër”, me të cilët diskutoi për rëndësinë e marshit dhe mesazhin e tij në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e platformës vizituan edhe muzeun “Çast”, i cili trajton historitë dhe përvojat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë./KlanKosova/




