Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Zubin Potok ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj B.B., lidhur me vdekjen e 29-vjeçarit Bajram Selimi në një objekt në ndërtim.
Selimi humbi jetën më 1 shtator, pasi u rrëzua nga objekti në ndërtim të stacionit policor në Zubin Potok. Ai u dërgua për trajtim mjekësor, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Prokuroria dyshon se B.B. ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Paraburgimi është caktuar për periudhën nga 1 shtatori deri më 1 tetor 2026.




