Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2233 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 41 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 14 persona janë mbajtur në paraburgim kurse 1 në vuajtje të dënimit.





