Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se Dimal Basha duhet të japë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit, për shkak të hulumtimit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Limaj ka shtuar se Basha duhet t’i bartë pasojat e veprimeve të tij dhe se pasojë do të duhet të ishte dorëheqja e tij nga posti i kryeparlamentarit.
“Ai nuk është kryetar i Kuvendit tim. Ai njeri duhet të japë dorëheqje nga kryetari i parlamentit. Duhet me u ndal dhe me jetu me pasojën. Nuk dua ta fus motivin, unë vetëm po them se duhet të keni pasoja për veprimin që keni bërë”, ka thënë Limaj në ATV.
Kryetari Limaj përmendi rastin e Jabllanoviqit, kur ishte shkarkuar nga Isa Mustafa pas një deklarate në Gjakovë që kishte nxiti reagime të ashpra.




