Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka konfirmuar pjesëmarrjen e deputetëve të kësaj partie në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Gruda tha se vendimi lidhet me 16 shtatorin, kur pritet një zhvillim i rëndësishëm në Gjykatën Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Sipas tij, PDK-ja synon që deri atëherë Kosova të ketë së paku Kuvendin e konstituar dhe për këtë arsye do të marrë pjesë në seancë.




