Policia e Kosovës ka publikuar raportin për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar 51 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave, 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 29 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2,277 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Po ashtu, janë arrestuar 18 persona, 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar për vuajtje të dënimit.




