Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, është takuar me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Arne Bjørnstad, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Gjini falënderoi Norvegjinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, ndërsa theksoi bindjen se qytetarët do ta gjejnë rrugën për rivendosjen e demokracisë dhe rikthimin e vendit në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit.




