Policia ka intervistuar një mjek në Leposaviq, nën dyshimin për veprën penale “moslajmërim i veprës penale”, pas një rasti të vdekjes së dyshimtë.
Sipas Policisë, viktima ishte gjetur pa shenja jete rreth orës 07:00 të 9 shtatorit. Mjeku kujdestar kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte konstatuar vdekjen, por Policia nuk ishte njoftuar.
Mjeku është intervistuar në prani të avokatit dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.




