Ushtarë italianë nga Ekipi Ndërlidhës dhe Monitorues i KFOR-it (LMT K8) u takuan në Prishtinë me përfaqësuese të Rrjetit të Grave të Kosovës (KWN).
Gjatë takimit u diskutua për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe sfidat me të cilat përballen gratë në Kosovë.
Përfaqësuesit shkëmbyen mendime mbi situatën dhe zhvillimet e fundit në vend. Sipas KFOR-it, takime të tilla ndihmojnë në kuptimin më të mirë të situatës në terren dhe kontribuojnë në angazhimin për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.




