Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar dakordim mes partive për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare, Kurti tha se konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet me zgjedhjen e nënkryetarëve, ndërsa më pas të formohet Qeveria dhe të zgjidhet presidenti për të shmangur zgjedhjet e reja.
Ai bëri të ditur se ka kërkuar takime me liderët e PDK-së dhe LDK-së, Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun, për të arritur një marrëveshje.
Kurti kritikoi edhe deklaratën e përfaqësuesit të Listës Serbe gjatë propozimit për nënkryetar, duke thënë se ajo nuk ishte në përputhje me Kushtetutën./EO/




