Dogana e Kosovës ka raportuar rritje të të hyrave gjatë muajit gusht 2026.
Sipas të dhënave të publikuara, të hyrat totale arritën në 194.38 milionë euro, që paraqet një rritje prej 5.2% krahasuar me gushtin e vitit 2025, ose rreth 9 milionë euro më shumë.
Rritje është shënuar edhe në zërat kryesorë të të hyrave:
– Taksa doganore: +5.64%
– TVSH: +10.82%
Dogana e Kosovës vlerëson se këto rezultate pasqyrojnë angazhimin në mbledhjen e të hyrave, zbatimin e legjislacionit dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik.




