Ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar për krizën institucionale në Kosovë, duke paralajmëruar se vendi po i afrohet me shpejtësi dështimit shtetëror.
Sipas tij, mosformimi i institucioneve pas zgjedhjeve, shkelja e afateve kushtetuese dhe funksionimi i shtetit me ushtrues detyre përbëjnë shenja të një dështimi politik.
Deda tha se ky dështim politik rrezikon të shndërrohet edhe në dështim të vetë shtetit.




