Zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut kanë marrë pjesë në një aksion humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut.
Aksioni u organizua në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut dhe u zhvillua në objektin e Drejtorisë Rajonale.
Policia tha se ky aktivitet synon të kontribuojë në shpëtimin e jetëve dhe pasqyron solidaritetin dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë ndaj komunitetit.




