Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ato e kanë forcuar qëndrimin e tij dhe të pesë deputetëve të tjerë të LDK-së kundër propozimit të Vetëvendosjes për President.
Përmes një postimi, Hoti ka deklaruar se qëndrimi i tyre lidhet me mënyrën e qeverisjes dhe qasjen ndaj institucioneve të vendit.
Sipas tij, zhvillimet e sotme kanë dëshmuar edhe më shumë arsyet pse gjashtë deputetët e LDK-së nuk e mbështesin propozimin e VV-së për President.
“Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm”, ka shkruar ai.




