Analisti politik Agon Maliqi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si një situatë të ngjashme me një “telenovelë”.
Në një reagim në Facebook, Maliqi i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me tone ironike, duke kritikuar mënyrën se si është zhvilluar situata politike rreth përfaqësimit të komunitetit serb.
“Regjinë e kësaj drame ‘Populli serb’ ia paskan lënë ndonjë praktikanti. Babë, çmone, nivel i telenovelave… ti je material për Oscar”, ka shkruar Maliqi.




