Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, ku janë raportuar gjithsej 42 aksidente trafiku.
Prej tyre, 17 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 25 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar gjithsej 2526 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.




