Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij pret që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në një konferencë për media, një ditë para shpalljes së aktgjykimit, Gruda tha se PDK beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe pret që ata të kthehen në Kosovë.
Ai theksoi se, pavarësisht rezultatit të vendimit, PDK do të vazhdojë ta mbrojë atë që e konsideron të vërtetën për luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit të Kosovës.
Gruda u bëri thirrje qytetarëve dhe akterëve publikë që të ruajnë qetësinë dhe maturinë, duke paralajmëruar se çdo vendim që PDK e konsideron të padrejtë do të kundërshtohet përmes mjeteve juridike dhe demokratike.
Sipas tij, mënyra se si trajtohet lufta e Kosovës ka rëndësi jo vetëm për katër të akuzuarit, por edhe për historinë dhe të ardhmen e vendit./EO/




