Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me UÇK-në.
Krasniqi ka thënë se UÇK-ja përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së shqiptarëve të Kosovës dhe se asnjë proces gjyqësor apo vendim nuk mund ta ndryshojë, sipas tij, këtë të vërtetë historike.
Ai ka theksuar se lufta e UÇK-së lidhet drejtpërdrejt me lirinë dhe shtetësinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si simbol të luftës për liri.




