Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, e ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar atë si një rezultat të frustrimit të grumbulluar ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai tha për Radion Evropa e Lirë se kjo situatë është serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak.
“Kjo është një çështje serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se ky veprim synon të ushtrojë presion mbi udhëheqësit e Kosovës – veçanërisht mbi Kurtin – që të veprojnë në mënyrë konstruktive, të formojnë një qeveri dhe të riangazhohen në dialogun me Serbinë.




