Dje kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshjet u karakterizuan me shumë gola të shënuar, me katër fitore dhe një barazim.
Malisheva fitoi si mysafire në Gjilan me rezultat 3-1, me golat e Zeka, Opeh dhe Aliu.
Prishtina ndau pikët në Fadil Vokrri me Dritën e Gjilanit me rezultat 2-2, në anën tjetër Ballkani shënoi fitore të thellë 3-0 kundër Drenicës.
Llapi u mposht nga Prishtina e Re me rezultat minimal 1-0, e ndërkaq Dukagjini fitoi si vendas kundër Ferizajit me rezultat 2-0.
Dukagjini vazhdon formën e mirë në Super Ligë në pozitën e parë në tabelë me 9 pikë pas 4 ndeshjesh, duke u ndjekur nga Ballkani që gjendet në pozitën e dytë me 8 pikë, dhe pas tyre në pozitën e tretë vie Prishtina me 7 pikë.
Kurse Llapi gjendet në pozitën e fundit me 2 pikë.





