Vazhdimi i 35-të i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka dështuar.
Lëvizja Vetëvendosje tentoi përsëri në formimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Kryesuesi i senacës Avni Dehari kërkoj nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe të propozojnë kandidatët e tyre për komision por këto parti nuk pranuan e as nuk morën pjesë në votim.
Për votuan 51 deputetë, një kundër dhe asnjë abstenim.
Kryesuesi Dehari ndërpreu senacën konstituive dhe bëri të ditur vazhdimin e saj më 23 qershor, në orën 11:00.




