Kryetari i Nismas Socialdemokrate ka reaguar lidhur me mos formimin e institucioneve dhe dështimeve të vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Limaj deklaroj se si deputet ta përmbushim obligimin ligjor të jemi në seancë, duke shpresuar që grupet politike të kuptojnë peshën e rëndësin e detyrës që e kanë në ndërtimin e institucioneve.
“Me ardh momenti me të zgjedh populli, me ta dhanë besimin, mos me kanë në gjendje me u ul me grupet politike e me ndërtu qeveri,parlament e institucione ne kohën kur bota është rrezuar me të gjitha ato probleme ekonomike e politike, me probleme të siguris nacionale.” tha Limaj.




