Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare së Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn.
Fillimisht Gjeneral Jashari e njoftoi me aktivitetet aktuale të FSK-së, procesin e përgatitjes për validim, si dhe vlerësimet e larta dhe mësimet e mësuara pas trajnimit të përbashkët që është realizuar në JRTC. Ndërsa në anën tjetër GM Osborn është shprehur i kënaqur për aktivitetet e përbashkëta të realizuara deri tani, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen.
Gjithashtu, ata vlerësuan lartë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Ajovas, përkatësisht FSK dhe GKA, si një storie suksesi i një bashkëpunimi të frytshëm, i cili së fundmi ka avancuar në një nivel tjetër, me planifikimin e përbashkët për një periudhë 3 vjeçare.




