Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku ka deklaruar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës se për LVV-në pushteti është më i rëndësishëm se shteti.
“ Egoja është më e madhe se Kosova, ambicia është më e madhe dhe më e rëndësishme së demokracia, kjo situatë duhet të marr fund dhe presim nga LVV-ja që të reflektoj.” deklaroj Çitaku.
Deputetja e PDK-së tha se Kosova është buzë kolapsit, çdo ditë kemi informat që kjo situatë është duke i shkaktuar dëme ekonomis së Kosovës duke cituar lajmin për krizen e kolapsit në sektorin e energjisë.
“Ftesë publike për reflektim, mjaft është mjaft” tha Çitaku.




