Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2185 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 17 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 34 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 11 persona, ndërsa 26 persona janë mbajtur në paraburgim, kurse 2 në vuajtje të dënimit.





