Kritikave për pezullimin e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional të cilat funksiononin në Komunën e Mitrovicës së Veriut sipas sistemit të Serbisë, u ka reaguar zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi.
Bislimi ka thënë se nuk është targetuar asnjë institucion shëndetësor i cili operon në komunat veriore të Republikës së Kosovës. Ai këtë e sheh si një tjetër propagandë të Serbisë.
“Kosova nuk ka targetuar asnjë institucion shëndetësor që operon në katër komunat në veri. Madje as ato ilegale të themeluara nga Serbia.Të gjithë jemi vërtet të impresionuar nga aftësia serbe për të manipuluar opinionin publik me prodhimin masiv të lajmeve të rreme, por është me rëndësi të madhe t’i trajtojmë ato si mjet propagande dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.




