Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalim në hapjen e Forumit Rinor të RYCO-s.
Në fjalën e tij, Basha theksoi rëndësinë e organizatës dhe rolin e saj në ndërtimin e urave mes të rinjve nga Ballkani Perëndimor.
Ai gjithashtu potencoi rëndësinë e pajtimit dhe bashkëjetesës pas traumave të mëdha që ka përjetuar Kosova.
“Për Kosovën, ky vizion ka një kuptim të thellë. Ashtu si shumë vende të tjera të Ballkanit, edhe ne kemi kaluar trauma të mëdha. Më shumë se 10 mijë civilë u vranë, mes tyre 1,133 fëmijë. Pas gjithë masakrave dhe spastrimeve etnike, sot kemi serbë, turq, boshnjakë, romë, goranë që jetojnë krah shqiptarëve
“Kjo është dëshmi se, pavarësisht krimeve dhe traumave të përjetuara, populli i Kosovës ka ecur përpara, ku respekti dhe toleranca janë bërë vlera të vërteta. Ato që ka kaluar ky vend janë plagë që nuk shërohen lehtë. E megjithatë, pavarësisht vuajtjeve, populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i gatshëm të ofrojë dorën e paqes,” deklaroi Basha.




