Instituti Hidrometorologjik ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 10°C, ndërkaq ato maksimale nga 24 deri në 27°C.
Do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi 1-5m/s.