Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës raportoi se nuk ka pasur aksidente trafiku me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 28 aksidente me të lënduar dhe 44 aksidente me dëme materiale.
Për shkeljet e trafikut janë shqiptuar gjithsej 2684 tiketa.
Në të njëjtën kohë, 16 persona janë arrestuar dhe 13 të tjerë janë në mbajtje.
Nuk ka pasur persona në ndalim policor, kurse 1 në vuajtje të dënimit gjatë 24 orëve të fundit.





