Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë me dije se dëshmia e ish-zyrtarit amerikan James Rubin ka bërë një kthesë të madhe në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së.
Tutje Haziri ka shtuar se ky proces ka kaluar çdo afat të arsyeshme kohor.
“James Rubin ka shkaktuar kthesën e madhe. Mbrojtja e Kosovës në këtë rast, po përballet me 400 dëshmitarë që prokuroria i ka pasur deri tani. Këto dhoma të specializuara kanë marrë 5 vite kohë. Shumë gjatë ka kaluar. Një mekanizëm i drejtësisë që ka humbur besimin. Po gjykohet UÇK dhe jo individë të saj. Këto muajt e fundit, mbrojtja dhe dhomat e specializuara të tregojnë pastërtinë e UÇK. Lufta ka qenë e pastë, por nga ana tjetër, unë pres edhe drejtësi”, është shprehur ai.




