Tirana ishte nikoqire për herë të dytë e Konferencës së 28-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, bëri të ditur se temë kryesore e konferencës ishte mbrojtja dhe sinergjia civilo-ushtarake, ndërsa Shqipëria u rikonfirmua si partner i besueshëm dhe ndërtues konsensusi në rajon.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për stabilitet dhe bashkëpunim, duke folur edhe për rajonin dhe Kosovën.
“Kosova duhet të përfshihet plotësisht dhe formalisht si anëtare e këtij komuniteti”, është shprehur ai.





