Donald Trump dhe Keir Starmer do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp gjatë ditës derisa në një banket shtetëror mbrëmë, Trump u tha mysafirëve mbretërore se vizita e dytë shtetërore ishte një nga “nderimet më të larta të jetës sime”, ndërsa Mbreti Charles 3 vlerësoi “angazhimin personal të presidentit për të gjetur zgjidhje për disa nga konfliktet më të vështira në botë”.
Trump u prit në Windsor nga Mbreti, Mbretëresha dhe një sërë anëtarësh të lartë të familjes mbretërore ndërsa ndërkohe do shkoje tek rezidenca e kryeministrit e Starmer.
Vizita shtetërore në përgjithësi ka të bëjë me ruajtjen dhe forcimin e lidhjes së fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.
Megjithatë, sot, Starmer pritet të forcojë lidhjen qe ka krijuar me presidentin gjatë nëntë muajve të fundit derisa sa i përket tregtisë, ata janë në një terren të fortë, me qeverinë që njofton 150 miliardë funta investime së bashku me vizitën e sotme.
Lidhur me politikën e jashtme, si në Ukrainë ashtu edhe në Gaza, ka mosmarrëveshje të qarta të cilat Downing Street nuk do të dojë t’i nxjerrë në pah publikisht. Për këtë arsye dhe shumë të tjera, sipas analisteve politike, momenti i rrezikut më të madh publik për Starmer është konferenca për shtyp në pasdite.
Diplomatët kanë thënë se presidenti do të përqendrohet në shfaqjet mbretërore dhe do të shmangë polemika por potenciali për mosmarrëveshje mbetet.
Shkarkimi i Lord Mandelson si njeriu i Mbretërisë së Bashkuar në Uashington, për lidhjet e tij me shkelësin seksual Jeffrey Epstein, do të hedhë një hije të errët.
Në anën tjetër, Britania e Madhe pritet të njohë shtetësinë palestineze në Kombet e Bashkuara javën e ardhshme për të mbajtur gjallë idenë e një zgjidhjeje me dy shtete.
SHBA-të janë kundër kësaj, duke thënë se ky veprim do të shpërblente terrorizmin dhe do të inkurajonte Izraelin të aneksonte pjesë të Bregut Perëndimor.




