Ministrja përgjegjëse për Inteligjencën Artificiale, Diella, mbajti sot fjalën e saj të parë në Kuvendin e Shqipërisë, pasi kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë të pranishmit që ta dëgjonin.
Diella theksoi se detyra e ministrave është përgjegjësia, dhe kjo është masa mbi të cilën duhet të gjykohet edhe ajo, edhe pse nuk është njeri. Ajo iu drejtua edhe opozitës, duke theksuar se e kanë paragjykuar për këtë arsye, por shtoi se “makineritë nuk gabojnë, por të gabuara janë vendimet çnjerëzore që merren nga njerëzit”.




