Seanca gjyqësore lidhur me çështjen e hedhjes së gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet më 2 shtator.
Në këtë proces gjyqësor janë të përfshirë ish-deputetët Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj.
Kjo shtyrje u bë për shkak të mungesës së dy prej të akuzuarve, Pal Lekajt dhe Donika Kadajt. Megjithatë, Kadaj më vonë arriti të jetë e pranishme në sallën gjyqësore.
Në fillim të seancës, e vetmja e pranishme ishte Albulena Haxhiu, aktualisht deputete e legjislaturës së nëntë dhe ministre në detyrë e Drejtësisë.




