Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në stadiumin “State Farm” në Arizona, për të përkujtuar aktivistin e ndjerë konservator Charlie Kirk, i cili u vra më 10 shtator gjatë një aktiviteti fushate në një universitet në Utah.
Përkujtimi publik, një nga më të mëdhenjtë për një figurë jozyrtare politike në Shtetet e Bashkuara, tërhoqi pjesëmarrjen e qindra zyrtarëve dhe mijëra qytetarëve që donin të nderonin Kirk.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte folësi kryesor në këtë ngjarje dhe e përshkroi Kirk si një figurë të rrallë në politikën konservatore:
“Ai u vra sepse jetoi me trimëri, jetoi me guxim dhe argumentoi në mënyrë brilante,” – tha Trump, duke e quajtur Kirk edhe një “hero të madh amerikan” dhe “martir”.
I pranishëm në event ishte edhe zëvendëspresidenti JD Vance, i cili e vlerësoi rolin e Kirk në formësimin e lëvizjes konservatore dhe tha se “nuk do të ishim këtu pa të”.




