Mbrëmë është mbajtur ceremonia e çmimit më prestigjioz për futbollin individual, një çmim që shumë furbollistë e ëndërrojnë që të bëhen “lojtari më i mirë i sezonit”.
Për sezonin 2024/2025 fitues u zgjodh Ousmane Dembele, sulmuesi i PSG pas një sezoni fantastik me parisienët.
Dembele bashk me ekipin e tij fituan 4 trofe, duke përmendur më të rëndësishmin për ta Uefa Champions League për herë të parë në histori të klubit, ku mposhtën Interin në finale me një rezultat të thellë 5-0.
Dembele këtë sezonë kishte plotë 53 paraqitje dhe në to shënoi 35 gola dhe 16 asistime, duke shtuar që pas një sezoni të mirë iu rrit edhe vlera e lojtarit për 30 milionë euro më shumë.
Favorit tjetër për të fituar Topin e Artë 2025 ishte edhe Raphinha i Barcelonës, fitorje e tripletës (La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës) me ekipin e tij e bëri një “kundërshtarë” të Dembeles për titullin prestigjioz.
Raphinha gjithashtu kishte një sezonë të mrekullueshme duke shënuar 34 gola dhe 23 asistime në 57 paraqitje si në Spanjë poashtu edhe në Europë.
Mirëpo për fat të keq Raphinha u rendit i pesti në listën e fituesve.
Edhe shoku i ekipit të Raphinhas, Lamine Yamal, u pa favorit tjetër për të fituar Topin e Artë 2025.
Yamal së bashku me katalunasit këtë sezonë arriti një paraqitje të jashtëzakonshme duke fituar tripletën poashtu edhe Euro 2024 me Spanjën dhe vendin e dytë në Ligën e Kombeve ku u mposht nga Portugalia e Cristiano Ronaldos në finale.
Yamal këtë sezonë në 74 paraqitje gjithsejt me Barcelonën në Spanjë e Europë dhe me kombëtaren e Spanjës në Euro 2024 e në Ligën e Kombeve, shënoi gjithsejt 22 gola dhe asistoi 26 herë.
Yamal u rendit pas Dembeles në vendin e dytë në listën e fituesve.
Sa i përket çmimeve tjera në këtë ceremoni, Giangluigi Donnaruma (PSG) e fitoi çmimin si portieri më i mirë i sezonit, Lamine Yamal fitoi çmimin Kopa si lojtari i ri më i mirë në botë për herë të dytë pas sezonit të kaluar dhe Luis Enrique fitoi çmimin si trajneri më i mirë i vitit, pas suksesit me PSG.
Renditja e top 30 lojtarëve:





