Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm.
Si herave të kaluara edhe kësaj radhë subjektet politike PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatët për formimin e një komisioni ad-hoc, për votim të fshehtë.
Në seancë të pranishëm ishi 99 deputetë, ku 53 ishin pro formimit të këtij komisioni, një kundër dhe asnjë abstenim.
Kryesuesi i senacës Avni Dehari ndërpreu senacen dhe bëri të ditur vazhdimin e saj të mërkurën, në orën 11:00.




