Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për rëndësinë e respektimit të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e formimit të institucioneve.
Mungesën e institucioneve, Guereto e ka quajtur fatkeqësi ndërsa ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se kjo gjykatë është një nga shtyllat kryesore të vendit.
Kurse sa i përket vonesave në formimin e institucioneve funksionale, Guérot ka vlerësuar se kjo situatë është e pafavorshme për Kosovën dhe ka penguar realizimin e disa projekteve ndërkombëtare.
Duke folur për marrëdhëniet me qeverinë aktuale, Guérot ka thënë se bashkëpunimi tekniko-profesional vazhdon, por ka kufizime për shkak të mungesës së institucioneve funksionale.




