Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur shqiptar, Enver Petrovci.
Përfaqësuesit e LDK-së nderuan figurën e tij të shquar dhe lanë shënimet e tyre në librin e përkujtimeve.Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajti atë “ikonë të vërtetë të artit dhe kulturës së Kosovës”,“Ishte një ikonë e vërtetë e artit, teatrit dhe të kulturës së Kosovës. Ishte ndër të parët prej artisëve, ligjëruesve dhe njerëzve që lënë shenja mbi kohë. Ai do të kujtohet përherë si një profesionist i jashtëzakonshëm. Sot i shprehëm ngushëllime familjes, komunitetit dhe zërit artistik, do të kujtohet përherë”, tha Abdixhiku.




