Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në ShBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka dhënë një intervistë për televizionin Fox News, ku ka lavdëruar raportet e mira në mes të SHBA-së dhe Kosovës.
Osmani tha se 95% e popullit Kosovar, është pro-amerikan që “beson në lidershipin amerikan”.
Sot, 95% e popullit tonë janë pro-amerikan dhe që besojnë në lidershipin amerikan dhe ne vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – thotë Osmani në Fox News.
Presidentja Osmani edhe një herë ka përmendur një rast të muajit maj të këtij viti, ku thotë se Administrata Trump parandaloi eskalimin e mundshëm të situatës.
“Presidenti Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes dhe në një paqe të qëndrueshme. Në shtator të vitit 2023, kishte një agresion serb kundër Republikës së Kosovës. Ne e manaxhuam situatën me ndihmën e aleatëve tonë, derisa mbetet një kërcënim i vazhdueshëm që na vjen nga Serbia” – tha Osmani.




