Java e 6-të e Superligës së Kosovës do të luhet në mesjavë, përkatësisht të enjten me fillim nga ora 15:00.
Vëmendja do të jetë në Suharekë ku Ballkani e pret Dritën, Drita sezonin e kaluar ishte kampione e Ballkani nënkampion i Superligës së Kosovës, mirëpo këtë sezonë Drita ka një start të keq me vetëm një fitore pas 5 javësh, kurse Ballkani qëndron pak më mirë në pozitën e tretë në tabelë.
Në Prishtinë do të jetë përballja e parë mes dy ekipeve të kryeqytetit Prishtina – Prishtina e Re.
Ndërsa për lojët e tjera, Malisheva e pret Ferizajin, Gjilani pret Drenicën dhe Dukagjini takohet me Llapin.




